Xhensila Myrtezaj ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, kushtuar vajzës së saj Ajkës.
Kënga me një tematikë të veçantë titullohet “Du, Du”.
Artistja gjithashtu ka inkorporuar edhe zërin e të bijës në këtë projekt unik dhe mund të thuhet se është një bashkëpunim mes saj dhe Ajkës.
Përveç kësaj, Xhensila në veçanti i dedikon një mesazh të qartë dhe domethënës vajzës së saj të vogël.
Projekti i një theksi të veçantë është i finalizuar edhe në aspektin vizual dhe do të jetë një kujtim shumë i bukur në të ardhmen për të dyja.
Xhensila ka qenë njëri prej personazheve më të përfolur këtë vit edhe për shkak të divorcit nga Bes Kallaku.
Këngëtarja ka qenë e angazhuar këtë verë me koncerte e plot projekte muzikore. /Telegrafi/