Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj publikon fotografi romantike në krahët e Besit: Ti do të jesh gjithmonë i përhershmi im

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër çiftet më të diskutuar në media.

Shpesh, ata ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, për të cilat gjithmonë komentohen.

Së fundmi, çifti kanë publikuar për fansat e tyre në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët, ku shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ata duken të buzëqeshur teksa kanë pozuar në një ambient piktorest vjeshtor të natyrës.

Ka qenë Xhensila ajo e cila e ka publikuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Ti do të jesh gjithmonë i përhershmi im”.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet e ndjekësve, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift.

Çifti përndryshe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ajka dhe së bashku jetojnë në Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version