Ky muaj duket se do të jetë me plot festa për këngëtaren tonë simpatike, Xhensila Myrtezaj.
Fillimisht sot ka nisur me një festë familjare pasi që nëna e artistes ka ditëlindjen dhe me këtë rast i ka dedikuar disa fjalë më të shtrenjtës së saj.
Ajo ka ndarë edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të së ëmës dhe ka lënë një mesazh emocionues.
“Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për datëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time. Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua”.
Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shume e shume vite unë, Alba, Ajka”, shkruan Xhensila.
Ndryshe, edhe Ajka, vajza e zeshkanes që e ka me aktorin, Bes Kallaku, pas disa ditës do të mbush një vjet. /Telegrafi/