Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj në muajin e tetë të shtatzënisë duet me Pirro Çakon

9 maji…një mbrëmje magjike për të mos u harruar. Promovomi i librit “Kërcim në bosh”, ishte një arsye e mirë për të mbledhur miqtë më të afërt, të Timo Fllokos dhe Vera Grabockës.

Kjo darkë kaq private, bëri bashkë figura të rëndësishme të artit, politikës, muzikës…por edhe njerëz që kanë lënë gjurmë në jetën e poetit.

Në drejtimin e regjisores, Vera Grabocka, njëkohësisht edhe gjysmës më të mirë të Fllokos, kjo mbrëmje nuk ishte si spektaklet që realizon regjisorja…kjo mbrëmje ishte shumë më shumë.

Të gjithë të ftuarit që dolën në skenë, ndanë me të tjerët kujtime profesionale, por edhe personale që kishin me aktorin. Disa recituan poezitë e librit (arsyeja përse ishin mbledhur), disa të tjerë luajtën në piano meloditë e filmave ku ka interpretuar Flloko, shkruan revistaclass.

Ndërsa disa të tjerë kënduan vargjet e shkruara nga Timo Flloko. “Për një çast më ndali zemra”, kjo këngë që edhe pse ka 20 vite që është realizuar, sërish mbetet në memorien e të gjithëve, si një nga këngët me tekst të paharrueshëm…dedikim për dashurinë. Këtë këngë Flloko, siç tregon Pirro Çako e ka shkruar, në Paris.

Çako e këndoi me Rovena Dilon në Këngën Magjike, por shumë artistë të tjerë e kanë rikënduar këtë duet të paharrueshëm, që Timo ia ka lënë dhuratë të vyer muzikës shqiptare. Mbrëmjen e kaluar, kantautori i njohur Pirro Çako, pasi tha dy fjalë për artistin e madh, Timo Flloko këndoi këtë hit të pakohë, së bashku me një nga zërat më të bukur të muzikës pop, Xhensila Myrtezaj.

Exit mobile version