Këngëtarja Xhensila Myrtezaj së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
“Ama dorën” titullohet kënga, të cilën këngëtarja do ta sjellë në bashkëpunim me reperin ferizajas, Mozzik, transmeton Telegrafi.
Dyshja tashmë ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe sipas pamjeve të para të publikuara, Xhensila do të vijë mahnitëse.
Kanë qenë të shumtë komentuesit në profilin e këngëtares, që e kanë komplimentuar për lookun me të cilin do të shfaqet në videon e re.
Ky projekt që do të publikohet së shpejti, pritet të jetë njëra ndër këngët konkuruese për hit të verës. /Telegrafi/