Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj konfirmon bashkëpunimin me Lumi B, vjen me dukje atraktive në klip

Artistja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka nisur punën për një prurje të re muzikore.

Këngëtarja, e cila numëron 1.7 milion ndjekës vetëm në Instagram, ka njoftuar se për këtë projekt bashkoi forcat me reperin Lumi B.

Derisa kënga pritet të lansohet së shpejti, ajo ka prezantuar disa pamje nga xhirimet e videoklipit.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Me një bishtalec të gjatë e ‘look’ të veçantë, nëna e një vajze ka arritur të marrë vëmendje të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

“Lumi B. Prit Pak”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilat duket se i referohet titullit të kësaj kënge.

Ndërkohë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të ndryshme dhe shumë pozitive sa i përket pamjes së jashtme.

Sidoqoftë, akoma nuk është bërë e ditur një datë e saktë e lansimit. /Telegrafi/

Exit mobile version