E ftuar në emisionin Fun Day ditën e sotme ishte këngëtarja bukuroshe, Xhensila Myrtezaj, e cila ka folur rreth jetës së saj private me Besin dhe projektik të fundit muzikor, “High Love”.
Si për çudinë e të gjithëve Xhensila u shfaq pa grim në emision duke shfaqur kështu besim të plotë në vetvete për sa i përket bukurisë së saj natyrale.
Me spontanitetin që e karakterizon këngëtarja 23 vjeçare e kaloi me humor pjesën e ndërhyrjeve kirurgjikale, duke nënkuptuar se nuk ka bërë të tilla.
Ajo nuk i mohoi operacionet, përkundrazi, tha që edhe flokët të tilla i ka, “me operacion” dhe jo natyrale. Xhensila na tregoi kështu të gjithve se vazhdon të jetë e bukur edhe pa pikë grimi, por edhe për faktin që nuk ka asgjë për të fshehur! /inTV/Telegrafi/