Xhensila Myrtezaj duket se i ka kryer hesapet për këtë verë.
Ajo në një intervistë për inTV ka deklaruar se projekti “High Love” është i fundit për këtë verë.
Bukuroshja shqiptare u shfaq pa make up në këtë emision, duke treguar se po planifikon të martohet së shpejti me të fejuarin e saj Bes Kallakun, shkruan Telegrafi.
Kur u pyet për aspektin muzikor, ajo u shpreh e kënaqur me koncerte, teksa shtatorin e ka caktuar si periudhën për projektin e ri.
“Kam strategjinë e njëjtë sikur të vitit të kaluar, më nuk do të lansoj projekte këtë verë. Projekti i radhës do të vijë në shtator”, potencoi bukuroshja. /Telegrafi/