Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, po shijojnë ndoshta ditët më të lumtura të jetës së tyre.
E s’ka si të jetë ndryshe kur ndodhesh në një vend si Kankuni i Meksikës dhe ke afër dashurinë e jetës tënde.
Dyshja që po planifikon të martohet këtë verë, ka zgjedhur një vend mjaft të bukur për pushime dhe nga atje po sigurohen që ne të tjerët të shohim e të ndjejmë lumturinë e tyre.
Mbrëmjen e kaluar çifti ka pasur një darkë romantike nën shoqërinë e njëri tjetrit, dhe dikush ua ka shkrepur një fotografi të cilën Xhensila e ka publikuar në Instagram. /Prive/Telegrafi/