Telegrafi

Xheni Hallulli, aktorja shqiptare e apasionuar pas ngasjes me motora (Video)

Aktorja e njohur shqiptare Xheni Hallulli, e cila karrierën e saj e filloi si aktore në “Portokalli”, gjersa tani vazhdon në “Vizion Plus”, duket se ka edhe një tjetër pasion shumë të veçantë.

E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, aktorja Hallulli ka rrëfyer përpara moderatores Magjistari për pasionin e madh që ka për ngasjen e motorave.

Ajo është një adhuruese e madhe e motorave “Harley”, me të cilët ia lejon vetes një shëtitje të gjatë rreth Tiranës, sa herë që ka kohë të lirë.

Mund të tingëllojë e çuditshme që një femër të jetë e apasionuar pas motorave në Shqipëri, por në fakt Xheni tregon se kjo nuk është aspak e habitshme, pasi ka mbi gjashtë vite që e praktikon këtë gjë, bashkë me shumë vajza të tjera të cilat janë pjesë e grupeve të ndryshme të motoristëve në Tiranë. /Telegrafi/