Site icon Telegrafi

Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjersha

Xheneta dhe Gjesti janë fjalosur mbrëmjen e së ënjtjes, për çështje të shumta. 

Pas disa debateve të shumta, ata e vazhduan fjalosjen edhe në dhomën e gjumit, ku Gjesti dëgjohet duke i thënë asaj: “Lumturinë, njeriu me kon, kurrë me pare nuk mundet me e ble”.

Megjithatë, Xheneta ia ktheu në mënyrë ironike.

“O Naim Frashër, nuk kam ardhë me më thënë mua poezi e as vjersha. Unë jam tu dashtë me u përla me ty se më plase barkun. Je tu i dhënë vëmendje Besfortit edhe Sarës”.

Gjesti më pas ia ktheu se nuk dëshiron të fjaloset me të.

Dyshja kanë debatuar ashpër e me tone të larta edhe pas sfidës me puthje për të fituar një shishe verë.

Kësisoj, Gjesti nuk ka pranuar të puthë Xhenetën gjë që nxiti debat mes tyre.

“Xhenetë këqyr si po sillesh me mu dhe mos ma rrit zërin mu, unë nuk ta rrisë zërin kurrë – nuk bëhen këto sene kurrë. Ti nuk je njeri dhe unë kurrë femër si ti nuk kam taku dhe nuk po du as debat me bo me ty”, u shpreh Gjesti.

Exit mobile version