Telegrafi

Xhemperi i famshëm i Guardiolas nxirret në ankand, trajneri spanjoll e ka veshur 30 herë këtë edicion në ndeshjet e Cityt

Pep Guardiola. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pep Guardiola është njëri nga trajenrët më të pasur në histori të futbollit.

Por gjithë adhuruesit e futbollit janë çuditur këtë vit kur thuajse në çdo takim kanë parë spanjollin me të njëjtin xhemper të veshur.

Tekniku i Manchester Cityt e ka veshur hiq më pak se 30 herë këtë edicion një xhemper ngjyrë hiri.

48-vjeçari e ka bartur këtë xhemper pasi i ka sjell shumë fat duke arritur t’i fitojë katër trofe në Angli.

Pep Guardiola me xhemperin e tij të famshëm. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Fillimisht City fitoi Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës, titullin e kampionit dhe në fund Kupën FA.

Tifozët e klubit anglez kanë kërkuar shumë të blejnë një të tillë, por kanë mundur të marrin vetëm të ngjashëm dhe jo të njëjtë si të Guardiolas.

Por kompania që e ka prodhuar këtë xhemper është Herno dhe ka vendosur ta nxjerrë në shitje dhe kushdo që dëshiron të blejë një të tillë duhet të paguajë 1,200 funte.

Pep Guardiola. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pep Guardiola tani ka vendosur ta hedh në ankand xhemperin e tij në faqen zyrtare të Cityt për një gjest të mirë bamirësie.

“Tani është verë dhe nuk më duhet më, do të jetë në ankand”, tha Guardiola duke qeshur.

Parat e fituara nga shitja e xhemperit të spanjollit do të përdorën për bamirësi. /Telegrafi/