Ndaloni së menduari për xhemperët si diçka të mëdhenj, diçka që vishen vetëm kur është ftohtë. Xhemperin e bukur mund ta vishnin në secilin rast, e gjatë këtij sezoni dizajnerët i kombinojnë pothuajse me gjithçka.
Varësisht nga gjatësia mund t’i vishni në raste të përditshme, por edhe në punë. Pos me funde, xhemperët e thurur në mënyrën më të mirë të mundshme përshtaten edhe me fustane, sidomos me fustanet me ngjyra të lumtura apo me motive.
Nëse xhemperin e vishni me një fustan me motive, kombinojeni me çizme të shkurta. Kombinimi klasik i këmishës dhe xhemperit do të jetë shumë tërheqës, sidomos nëse xhemperi ka një formë asimetrike.
/Telegrafi