Besim Dina është një ndër shoumenët që për shumë vite pëlqehet prej masës së gjerë të shqiptarëve.
Gjakovari udhëheq me sukses me shoun televiziv i njohur si “Oxygen”, ku ka ftuar deri më tani personalitete të ndryshme të jetës publike shqiptare.
Pos, pjesës së intervistës dhe kuizit me njerëz të rëndomtë, skenari parasheh edhe anën argëtuese.
Në fakt, për këtë të fundit përkujdeset bendi i shout, të cilët janë profesionist të vërtetë dhe sjellin atmosferë fantastike.
Herë pas here jemi mësuar që Dina të bëj tallet edhe me anëtarët e bendit, në veçanti me artistin e perkusioneve, Xhemilin.
Por, ky i fundit ka edhe një talent që deri më tani nuk e kemi ditur dhe duket se e ka fshehur me xhelozi.
Xhemili ka dëshmuar se di edhe të këndojë teksa shihet prapa mikrofonit duke kënduar në një lokal të qytetit të Prizrenit.
Ndryshe, shoun televiziv mund ta shikojnë çdo të shtune, ku nuk mungojnë edhe situata komike. /Telegrafi/