Është tendencë e çdo vajze që pas pushimeve, plazhit, diellit, të trajtojë flokët dhe t’i japë një ngjyrë për më shumë shkëlqim.
Kjo pasi siç dihet kripa e detit, apo rrezet e diellit e oksidojnë flokun.
Kështu si çdo vajzë edhe Xhemi Shehu i ka kushtuar disa orë flokëve të saj, duke i ndryshuar në mënyrë të ndjeshme.
I ka fotografuar ato para dhe pas trajtimit dhe i ka ndarë me gjithë ndjekësit, për të marrë edhe ‘feedback’ e tyre.