Telegrafi

Xhemajli shënon në humbjen e Parmës

Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Francesco Tavanos (23’) dhe Cristiano Lucarellit (62’), ndërsa mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ngushtoi epërsinë në minutën e 68-të, mirëpo mysafirët nuk arritën të shënojnë sërish për të nxjerrë pikë nga kjo përballje.

Ndërkohë, Genoa ka shënuar fitore komode prej 2-0 në përballjen e të dielës kundër Catanias në Stadio Ferraris. /Telegrafi/