Telegrafi

Xhemajli pranë kalimit te Milan

Sipas Sportmediaset, Rossonerët do t’i ofrojnë Torinos katër milionë euro dhe shërbimet e Gianmarco Zigonit për ta transferuar tetovarin në San Siro.

Derisa bisedimet për shqiptarin që përfaqëson Zvicrën janë në proces, Sportmediaset shkruan se portieri 35-vjeçar i Monacos, Flavio Roma, është duke kaluar ekzaminimet mjekësore te Rossonerët dhe shumë shpejtë pritet konfirmimi zyrtar i transferimit të tij.