Hulumtuesja në fushën e politikave globale shëndetësore, Hana Xhemajli ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në botë që nuk ka vaksina e as masa kufizuese për mbrojtje nga coronavirusi.
Xhemajli në “Debat Plus” thotë se partitë politike së paku është dashur të kërkojnë falje për dëmin që ia kanë shkaktuar popullit me fushatën elektorale.
“Asnjë parti politike nuk tha deri tash që së paku jemi pak fajtorë për situatën ku gjendemi dhe të bëjnë diçka tash që së paku të mos shkohet në një mbyllje totale”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Hulumtuesja në fushën e politikave globale shëndetësore thotë se me këtë trend të vaksinimit bota nuk do të mund të vaksinohet deri në tetor të vitit 2023.
“Është shumë e vështirë të mendohet se Kosova do të mund të vaksinohet deri në fund të viti 2022”, tha ndër të tjera Hana Xhemajli./Telegrafi/