Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, ka theksuar se kryetari aktual i komunës ia ka vjedhur atij idenë për zhvillimin e turizmit malor në këtë komunë.
Xhemajli në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se zhvillimi i turizmit në Suharekë duhet të bëhet me projekte konkrete, të cilat ai thotë se i posedon.
“Kryetari ka bërë vetëm 10 mijë euro investime deri më tani, që është shumë pak. Unë mendoj se turizmin mund ta zhvillojmë përmes eko-turizmit, sepse ne kemi fshatra të pasura me produkte shumë të veçanta, që do të ndikojnë edhe në tërheqjen e investitorëve”, ka shtuar Xhemajli. /Telegrafi/