Telegrafi

Xhemajlaj: Në mungesë të fakteve, SHIK-u po shpifë dhe sajon

Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, në një prononcim për Telegrafin tha se lajmi që po qarkullon për të në media për falsifikimin e dokumenteve lidhur me statusin e veteranëve është shpifje.

Sipas tij, kjo është një shpifje që SHIK-u në mungesë të fakteve dhe argumenteve tjera po sajon gjithçka.

Duke e përgënjeshtruar lajmin se është duke u hetuar për korrupsion prej Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, për mitmarrje, ai tha se do të inicioj këtë rast në gjykatë, ku sipas tij është rasti i dytë që i bëhet një shpifje e tillë.

“Për këtë punë është një ligj që e rregullon këtë çështje. Ata le të urdhërojnë, e kanë prokurorinë, por s’është e vërtetë fare se nuk kam marr pjesë në këtë çështje. Kjo është një shpifje kundër meje dhe kundër cilido kandidat të postit publik. Do të inicioj rastin për të gjithë ata që e  kanë thënë këtë. Ky është rasti i dytë që do të iniciojë kundër tyre”, tha kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj për Telegrafin.