Zvicra ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë 1-0.
Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme dhe nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi.
Kësisoj 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Por me të filluar pjesa e dytë, Zvicra arriti të shënoj golin e epërsisë.
Ishte mesfushori shqiptar i Bolognes, Blerim Xhemaili që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërsherë pas asistimit nga Haris Seferovic.
Në këtë takim për Zvicrën nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistë shqiptarë.
Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili luajtën gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Valon Behrami u zëvendësua në minutën e 61.
Ndeshjen e radhës Zvicra e luan përsëri miqësore katër ditë më vonë ndaj Panamasë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cUIAwOo-l54