Telegrafi

Xhemaili në fushë, por sytë e mediave tek gruaja e tij në tribuna (Foto)

Kombëtarja zvicerane po vazhdon me përgatitjet për evropianin e futbollit France 2016.

Mesfushori shqiptar i kësaj kombëtareje, Blerim Xhemaili duket se po motivohet edhe më tepër me praninë e bashkëshortes, Erjonës.

Kjo e fundit së bashku me të birin, Luanin, ishin në stadium për të parë nga afër Blerimin, e cila gjë ka bërë të tërheq vëmendjen e medieve zvicerane.

Kujtojmë se gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar në kombëtaren zvicerane për Euro 2016. /Telegrafi/