Blerim Xhemaili sezonin e ardhshëm do të luajë në Montreal Impact sezonin e ardhshëm, por futbollisti shqiptar mund t’i bashkohet më herët skuadrës kanadeze.
Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin italian, megjithatë ai gjatë verës pritet t’i bashkohet skuadrës kanadeze, Montreal Impact, raporton albinfo.ch.
Presidenti i kësaj skuadre, Joey Saputo nuk e ka fshehur se Xhemaili në Bologna ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare dhe ai do t’i bashkohet skuadrës nga Kanada gjatë verës.
Mediat italiane raportojnë gjithashtu se Xhemaili mund të shkojë në Kanada më herët, pasi skuadra e Bolognas ka përmbushur synimet për këtë sezon.
Montreal Impact ende nuk e ka zyrtarizuar marrëveshjen, megjithatë siç ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre gjithçka është e kryer dhe Xhemaili do të luajë në kampionatin amerikan sezonin e ardhshëm.