Telegrafi

Xhemaili jashtë përfaqësueses së Zvicrës

Miqësorja ndaj Greqisë do të zhvillohet në fillim të muajit shkurt, por si duket Xhemaili nuk do ta ketë rastin të luajë në të.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah.

“Është e vërtet që Xhemaili nuk ka marrë ftesë”, ka thënë Ah për Tuttonapoli.

Ndryshe nga Xhemaili, shqiptarët tjerë, si Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Mehmedi pritet të grumbullohen për miqësoren kundër grekëve./Telegrafi/