Mesfushori i Bolognas, Blerim Xhemaili, ka folur rreth të ardhmes së tij te klubi italian.
Shqiptari gjatë një eventi në Milano të organizuar nga ‘Never Give Up Onlus’ ka thënë se është shumë i lumtur te Rossoblu dhe se ende nuk e di se çfarë do të vendos.
“Jam i lumtur me shokët e mi, jemi një skuadër e talentuar dhe duhet të punojmë për të treguar kualitetet tona. E përsëris, jam shumë i lumtur”.
“Montreal? Nuk e di nëse do të largohem para përfundimit të sezonit, jam në dispozicion të presidentit. Jam i vendosur të bëjë këtë, të shohim si do ec”.
“Donadoni? Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Gjëja më e rëndësishme është që ka një projekt”.
“Kupa e Italisë? Shpresoj që Napoli të ec para edhe pse Juventusi ka një mbrojtje të fortë. Pjesa e parë do të jetë vendimtare, Napoli duhet të përpiqen të shënojë menjëherë”, ka thënë Xhemaili. /Telegrafi/