Telegrafi

Xhemaili i gatshëm të qëndrojë në Parma

Futbollisti i lindur në Maqedoni dhe i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, është duke luajtur te Parma si huazim nga Torino, por duket se do të qëndrojë te ky klub edhe më tej.

“Gjatë verës pres të nënshkruaj për Parmën. Jam i lumtur këtu”, ka thënë ish-mesfushori i Bolton Wanderers dhe ish-kapiteni i Zurichut. /Telegrafi/