Telegrafi

Xhemaili edhe zyrtarisht nis bisedimet me skuadrën italiane (Foto)

Blerim Xhemaili përfundimisht do të largohet prej Galatasarayt.

Kështu ka pohuar zyrtari i gjigantit turk, Levent Nazioglu, i cili ka zbardhur edhe klubin e ri të reprezentuesit shqiptar.

Sipas këtij të fundit, tashmë Galatasaray ka nisur bisedimet me klubin italian të Bolognas dhe brenda kësaj jave do të përfundojnë me sukses, transmeton Telegrafi.

“Transferimi i Xhemailit do të përfundojë gjatë kësaj jave. Jemi duke biseduar me skuadrën e Bolognas dhe kemi shumë pak dallime rreth arritjes së marrëveshjes”, tha Nazioglu për mediat turke.

Mesfushori shqiptar kishte kërkuar ti vazhdohet kontrata, por ‘Cim Bom Bom’ nuk kanë pranuar dhe në këtë formë, Xhemaili sërish do të luajë në Serie A, ku pararapkisht sezonin e kaluar kishte djersitur fanellën e Genoas. /Telegrafi/