Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili një ditë para se qytetarët e Kosovës t’i drejtohen kutive të votim ka thënë se mbështetja e tyre është privilegj dhe obligim.
Xhemaili në një postim në Facebook shkruan se vlera më e madhe e këtij vendi janë qytetarët e saj.
“Miq, pa ju ky rrugëtim do të ishte i pamundur. Besimi dhe mbështetja juaj është privilegj por dhe obligim të cilin pres ta mbaj me nder. Ju jeni vlera më e madhe që ka ky vend. Prandaj them që jam i krejtve, sepse është e lehtë me qenë një prej jush. Faleminderit ALEANCË”, shkruan ai.
Xhemajli tutje u ka prezantuar qytetarëve numrin e partisë dhe të kandidatëve për deputetë. /Telegrafi/