Site icon Telegrafi

“Xhelozia” e Mozzik e kopjuar prej këngëtares libaneze (Video)

Mozzik ditë më parë solli projektin më të ri muzikor.

“Xhelozia”, titullohet kënga më e re që e ka shoqëruar me videoklip, i cili deri më tani është shikuar mbi 741 mijë herë në YouTube.

Megjithëse po korr suksese, del që kënga është kopjuar prej artisteje libaneze, Shiraz.

Ajo më 23 gusht të vitit të kaluar kishte publikuar këngën e titulluar “Gamara”, i cili është shikuar mbi 4.1 milionë herë në YouTube.

Po të bëjmë krahasim mund të vërehet çartë vija melodike e ngjashme mes këngës së reperit shqiptar dhe të Libanit.

Për më tepër dëgjojeni dy videokëngët e dy artistëve. /Telegrafi/

Exit mobile version