Site icon Telegrafi

Xhelal Sveçla flet për herë të parë për kasafortën me dokumente konfidenciale që u la e hapur në MPB

Ish- ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sonte për herë të parë për hapjen e kasafortës me dokumente konfidenciale në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Me përgjegjësi të plotë them se të dy kasafortat janë dorëzuar të mbyllura sekretares permanente  nga shefi i kabinetit tim dhe nga njëri nga këshilltarët.  Çelësat e në zarf të mbyllur  janë dorëzuar sekretares”, tha ai në T7.

Ai tha se kjo është një fushatë kundër tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fushata kundër meje dhe VV po vazhdon përkundër që nuk jemi në pushte. Kjo është në kuadër të shpifjeve herë nga Hashim Thaçi e herë nga Agim Veliu. Sulme që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën. Unë nuk jam kam dorëzuar detyrën sikurse ai mua kur është shkarkuar. Ka qenë vendim publik”, tha ai.

Lexo po ashtu MPB ngrit shqetësimin për sigurinë e dokumenteve në kabinetin e Sveçlës, kërkon inspektim nga AKI-ja

Reporteri.net të hënën raportoi se si kasaforta me dokumente të klasifikuara shtetërore që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare u la e hapur në zyrën e ish-u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, aty ku duhej të ishin nën dry.

Për shkak të rëndësisë së këtyre dokumenteve konfidenciale, vetëm persona të caktuar do të duhej të kenë qasje në to, e për më tepër publikimi i përmbajtjes së tyre pa u deklasifikuar është vepër e penale e dënueshme me burgim.

Kasaforta u gjet e hapur më 4 qershor 2020, kur Agim Veliu u kthye në këtë zyrë, pas ndryshimit të Qeverisë, për të pasuar Xhelal Sveçlen, që deri atë ditë ushtroi detyrën e Ministrit të MPB-së. Përveç se u lanë të hapura këto dokumente të rëndësishme dhe konfidenciale për sigurinë e shtetit u gjeten edhe të pa sistemuara mirë. Me ligj parashihen sanksione penale jo vetëm për ata që e nxjerrin por edhe ata që nuk e mbrojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve në publik.

Exit mobile version