Site icon Telegrafi

Xhelal Bajrami: Nuk janë regjistruar parregullsi të mëdha (Video)

Komisioni për ndjekjen e parregullsive për referendumin që është formuar nën kompetencat e Prokurorisë Themelore Publike, thanë se parregullsi të mëdha nuk janë regjistruar sot.

Prokurori Xhelal Bajrami tha se gjatë ditës së sotme kanë marrë vetëm një njoftim për vepër penale, në një vendvotim në rajonin e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për ndjekjen e parregullsive për referendumin vazhdimisht ka ndjekur aktivitetet për votimin e sotëm. Jemi në komunikim ët vazhdueshëm me gjithë prokurorët publik edhe me përfaqësuesit e MPB-së. Nuk kemi parregullsi serioze, kemi vetëm një njoftim nga SPB Shkup për një vepër penale, ku në një vendvotim një person ka sulmuar zyrtarët policor. Presim që SPB të dorëzojë dokumentet në Prokurori dhe personi do të ndiqet për vepër penale”, tha prokurori Xhelal Bajrami.

Ai shtoi se janë regjistruar edhe incidente të vogla si fotografim i votës dhe votim në grupe./Telegrafi/

Exit mobile version