Hava Shala, ish e burgosur politike, rrëfeu përjetimet e saj nga torturat që pësoi gjatë arrestimit nga forcat e UDB-së, kur ishte vetëm 17 vjeçare.
Shala përshkroi dhimbjet fizike dhe tronditjet që përjetoi, duke theksuar se pjesëtari i UDB-së Xheladin Beqiri, ishte më i dhunshmi, teksa Mehmet Locin ishte njeriu më cinik që kishte takuar.
“(Mehmet Loci) kishte një gjuhë të fëlliqur. Të gjithë kishin një gjuhë. Në rastin tim Mehmet Loci ka qenë shefi. Unë dëgjova prej tij dëgjova se ka qenë Xheladin Beqiri. Në rastin tim Beqiri e ka pasur dajakun. Për mua është xhelati, ashtu i kemi thënë. Xheladin Beqiri ose s’ka dashtë ose s’ka ditë, por ai nuk ka qenë i aftë, po e them kushtimisht për të biseduar. Ai të ka hyrë stupc derisa e ki humb vetëdijen apo je përgjakë…”.
“Unë kam qenë e larë me gjak dhe nuk më kanë lejuar të shkoj në tualet. Është një nga momentet më tronditëse të jetës sime. Ishte një tronditje fizike. Ishte një çrregullim total i organizmit. Nuk duhet të ishte një cikël i rregullt, isha por u lava në gjak…”, tha Shala.
“Xheladin Beqiri ka qenë xhelati. Mehmet Loci ka qenë njeriu më cinik… Në cilat do rrethana të jeshë pjesë e UDB-së, është të jesh njeri pa karakter”, ka thënë Shala në Debat Plus të RTV Dukagjini. /Dukagjini/