Xheisara është konkurrentja e radhës që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP.
Mes Egzonës, Xheisarës dhe Dritanit, Xheisara ishte ajo që u largua nga gara natën e sotme për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ajo vetëm pak më parë u befasua nga e ëma, ndërsa rrëfeu një histori familje e po ashtu edhe raportin me prindërit.
Këngëtarja nga Shqipëria qëndroi për vetëm një kohë të shkurtër brenda spektaklit, por që dhuroi emocione të mëdha e argëtoi tejet shumë edhe banorët e tjerë.
Ndërkohë sonte është bërë e ditur se do të ketë edhe një eliminim, madje kjo është hera që ndodh brenda një nate.
Në vazhdim do të shohim se kush tjetër do të eliminohet nga Big Brother VIP. /Telegrafi/