Telegrafi

“Xhbanja” shfaqet e bukur dhe atraktive në fustanin e kuq e atlete

Arjola Demiri ka bërë për vete një numër të madh të fansave në saje të projekteve të ndryshme kinematografike.

Ajo është shfaqur me sukses në hit serialin shqiptar, “O Sa Mirë”, duke luajtur rolin e një gruaje të fortë nën emrin Xhbanja.

Pos jetës prej aktoreje, bukuroshja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe angazhimet tjera.

Zeshkania së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet mjaft elegante dhe tërheqëse.

Artistja shihet duke pozuar në një fustan të kuq i ndarë në midis dhe një palë atlete, të cilat e bën të duket joshëse dhe seksi edhe në saje të linjave trupore që ka bukuroshja.

Ndryshe, kujtojmë se Arjola është nënë e një djali dhe dy vajzave, të cilat i rrit e vetme pas është e shkurorëzuar tash e sa vite. /Telegrafi/