Arjola Demiri është një ndër aktoret më të bukura shqiptare.
Ajo është bërë shumë e dashur me personazhin e një femre të bukur malësore në serialin “O sa mirë”.
Po, përveç angazhimeve në serial, bukuroshja punon edhe në projekte të tjera kinematografike dhe muzikore.
Sot u bë bujë e madhe një fotografi të publikuar prej aktores në llogarinë personale në Instagram.
Ajo shihet përkrah modelit shqiptar Shtjefen Markun, me një mesazh “Po,Jo”, e cila bëri që mediat të raportonin për një fejesë të aktores.
Megjithatë, një burimi i afërt me aktoren ka konfirmuar për Telegrafin se nuk ka të bëjë për ndonjë lidhje apo fejesë mes tyre.
Por, dyshja do të jetë pjesë e një projekti muzikor të këngëtarit të madh shqiptar Gzim Nika.
“Nuk bëhet fjalë as për fejesë, as për një lidhje dashuri. Por të dy kanë pranuar të jenë pjese e spotit të Gzim Nikës për shkak të miqësisë së ngushtë me këngëtarin e njohur”, ka thënë burimi.
Telegrafi ka arritur të sigurojë edhe disa imazhe prej punës së klipit të ri të Nikës.
Ndryshe, aktoren do ta shohim sërish edhe në sezonën e re në serialin “O sa mirë”. /Telegrafi/