E kemi parë rolin e “Xhbanes” në “O sa mirë”, ajo u shndërrua në një personazh shumë të dashur për shqiptarët.
Bëhet fjalë për Arjola Demirin, e cila është mjaft aktive me imazhe dhe video të sjella në rrjetet sociale.
Ajo së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet më e lumtur si kurrë më parë.
“Ju e dini se jeni e lumtur kur e kapni veten duke buzëqeshur edhe atëherë kur askush nuk është për rreth jush”, ka shkruar aktorja.
Theksojmë se ajo është nënë e tre fëmijëve ndërsa e ndarë nga bashkëshorti, ka vazhduar t’i rrisë ata dhe njëkohësisht të punojë fort në profesionin e saj.
Aktorja kujtojmë se ka luajtur edhe disa projekte filmike dhe teatrale shqiptare, gjersa ka qenë edhe moderatore.
Ndryshe, Demirin do ta shohim edhe në sezonin e ardhshëm të serialit të lartcekur, i cili do të vjen me disa ndryshime. /Telegrafi/