Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Samrisht të Shkodrës, ku një fëmijë 10-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Bëhet e ditur se i mituri me iniciale B. J., rreth 10 vjeç, është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij teksa ky i fundit po pastronte çiften.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë xhaxhi, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tch/