Site icon Telegrafi

Xhaxhai shtyp aksidentalisht me veturë nipin që po luante, mrekullisht vogëlushi shpëton pa asnjë lëndim (Video, +18)

Një fëmijë i cili po luante në rrugë para shtëpisë është shtypur aksidentalisht me veturë nga xhaxhai i tij, por mrekullisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz edhe pse përfundoi nën veturë.

Ky moment rrëqethës është filmuar në Palhoca të Santa Catarina të Brazilit, ku shihet një djalë i vogël me emrin Kaleb duke qëndruar i gjunjëzuar para veturës së xhaxhait, transmeton Telegrafi.

Dhe kur xhaxhai i tij futet në veturë, ai duket se nuk e kishte vërejtur nipin e tij, të cilin e shtyp me veturë. Në shikim të parë dukej se vogëlushi i kishte gjasat minimale që të shpëtojë, por kur kaloi vetura ai u ngrit në këmbë.

I tmerruar nga ajo çfarë i ndodhi djalit të tij, babai i Kalebit shihet duke vrapuar në drejtim të tij për t’u siguruar nëse është lënduar.

“Nuk ka më rëndë për një prind sesa të shoh të birin duke u shtypur nga vetura. Por, për fat të mirë ai i ka shpëtuar më të keqes”,  ka deklaruar nëna e vogëlushit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZBkYmeVx0gQ

 

 

Exit mobile version