Vajza 16-vjeçare, Sh.Xh, nga fshati Denjë e Rahovecit, është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi.
Sipas nënës së 16-vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj (nënës), ngaqë vajza shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”.
Kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje mes tyre ndodhi edhe rrahja.
Policia për rastin u informua përmes rrjeteve sociale dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Beqiraj, ka thënë se vajza është kthyer në shtëpinë e saj pasi me deklaratë ka pranuar se ndihet e sigurt. /Klan Kosova/
https://youtu.be/VnHh0qjaXB8