Telegrafi

Xhaxhai i Marios diagnostikohet me coronavirus, grimeri shqiptar dhuron qindra maska në spitalet e New Yorkut

Mario Dedivanoviç (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç, së fundmi i është bashkuar një iniciative shumë të veçantë, për t’iiu dalë në ndihmë stafit mjekësor në New York.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, grimeri me prejardhje nga Mali i Zi ka bërë të ditur se së bashku me një grup miqsh, kanë dhuruar qindra maska për manetl-bardhët në disa spitale në New York.

Mario ka bërë të ditur se frymëzimi për të ndërmarrë këtë iniciativë, erdhi pasi xhaxhai i tij është trajtuar në këtë spital, pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

“Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi @element_packaging për të parë se çfarë mund të bëjmë. Sot ne dhuruam qindra maska në @montefiorehealthsystem në Bronx, një spital që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska të fytyrës në @mountsinainyc dhe Spitalit Universitar të Brooklyn. Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju”, ka shkruar grimeri shqiptar në Instagram.

Mario përndryshe është karantinuar në qytetin e New Yorkut, atje ku jeton bashkë me gjithë familjen e tij. /Telegrafi/