Site icon Telegrafi

Xhavit Rexhaj: Kontributi im në Kuvend do të jetë në fushën e arsimit

Kandidati për deputetë nga LDK-ja, Xhavit Rexhaj, ka shpalosur disa nga prioritetet që ai do të ketë nëse bëhet deputetë në Kuvend.

Rexhaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se fokusi i tij nëse zgjidhet deputetë do të jetë fusha e arsimit pasi thotë se është ekspert në këtë fushë prej 30 vitesh.

Ai thotë se gjendja e arsimit në Kosovë është në gjendje shumë të vështirë. Sipas tij asnjë fushë tjetër në Kosovë nuk është me keq se arsimi, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputetë nga LDK-ja, thotë se është shumë shqetësuese që qytete si Prizreni dhe Ferizaji nuk kanë çerdhe publike.

“Shkollat që mbesin të zbrazëta do t’i shfrytëzojmë për edukimin parashkollorë”.

Rexhaj thotë se në fushën e arsimit ka pasur dështim me implementimin e kurrikulave të reja mësimore pasi sipas tij ato flasin për fusha si matematika, shkencat e natyrës, shkencat shoqërore etj. ndërsa në shkolla ne mendojmë të fusim sa më shumë lëndë mësimore.

Duke folur për universitetet, Rexhaj thotë se duhet orientuar ka shkencat e aplikuara pasi sipas tij, ekonomistët dhe juristët po punojnë si kamarierë.

Ai thotë se qeverisja e LDK-së do t’u paguajë punën praktike studentëve dhe më pas do t’u paguaj kompanive private pagën e këtyre punëtorëve për gjashtë muajt e parë./Telegrafi/

Exit mobile version