Site icon Telegrafi

Xhavit Rexhaj: Arsimi ndër prioritetet kryesore të qeverisë që do të udhëhiqet nga Vjosa Osmani

Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Rexhaj, përmes një video-postimi në Facebook ka treguar biografinë e tij, duke përmendur angazhimin e tij 30 vjeçar në mësimdhënie, menaxhim dhe zhvillim të arsimit.

“Jam njëri prej ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë punuar në hartimin e programit reformues të arsimit të Kosovë”, ka shkruar Rexhaj.

Postimi i Rexhajt:

“Unë jam Xhavit Rexhaj

Tash 30 vjet jam i angazhuar në mësimdhënie, menaxhim dhe zhvillim të arsimit.

Gjatë këtyre tridhjetë viteve kam arritur të kuptoj frymimin e të gjitha niveleve të edukimit, arsimit dhe shkencës.

Jam njëri prej ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë punuar në hartimin e programit reformues të arsimit të Kosovë.

Arsimi është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë së Lidhjes Demokratike të Udhëhequr nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Unë besoj se fëmijët dhe të rinjtë kosovar meritojnë dhe mund të jenë të suksesshem në një Kosovë të zhvilluar.

Unë besoj se me qeverinë e Vjosës, arsimi Kosovar do ta sjellë Evropën në Kosovë!

Voto LDK 134 dhe rretho numrin 1 për kryeministre

Voto numrin 25 Xhavit Rexhaj”, ka shkruar Rexhaj./Telegrafi/

Exit mobile version