Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka informacione se koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë.
“Kam informacion se kanë arritur t’i sigurojnë numrat, më shumë nuk di sepse jam në pushim”, ka thënë Haliti për lajmi.net.
Pal Lekaj nga AAK dje kishte thënë që java e ardhshme mund të ketë zhvillime pozitive për tejkalimin e krizës politike në vend. Ndërsa, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se nuk do të thërras asnjë seancë përderisa nuk e ka garancën e ndonjërës prej partive se e kanë shumicën në Kuvend.