Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur edhe për prishjen e koalicionit me LDK-në.
“Mendimi im ka qenë kundër prishjes së koalicionit. Kanë qenë problemet e vendimmarrjes në qeveri dhe ka qenë një kërkesë e PDK-së. Tani me s’ka arsye të diskutohet më ky problem. Tani kemi një qeveri të votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kjo tani duhet të diskutohet. Koalicioni i që ishte ndërmjet PDK-së dhe LDK-së ka funksionuar mirë, por më vonë u shfaqën ato probleme”, tha Haliti në RTK.
Ai bëri me dije se ka pritur që do të zgjas më shumë bllokada politike.
“Sidoqoftë është sukses i koalicionit parazgjedhor që ka arritur të krijojë institucionet. Nuk është e kënaqshme që kemi kaq deputetë, pra më pak, por ky është realiteti”, tha Haliti.