Site icon Telegrafi

Xhavit Haliti merr përkrahjen e bashkëvendësve të tij në Novosellë

Kandidatit për deputet nga PDK-ja, Xhavit Halitit i është organizuar të mërkurën tubim në fshatin e tij të lindjes, në Novosellë, në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 shkurtit.

Nën tingujt e këngës për UÇK-në, Haliti ka zbritur në sallën e mbushur me përplot banorë të bashkësisë lokale, të cilët të entuziazmuar si asnjëherë më parë brohoritnin emrin e UÇK-së dhe emrin e Halitit, si themelues të saj.

Folës në tubim, aktivist të çështjes kombëtare, rritën entuziazmin e turmës kur treguan përvojat e tyre të hershme me Halitin. Kur treguan atë çfarë ka bërë ai në levizjen ilegale, themelimin e UÇK-së, krijimin e miqësisë me miqt ndërkombëtar dhe çlirimin e vendit.

Pa dyshim, turma u elektrizua kur Haliti mori fjalën dhe iu drejtua bashkëvendasve. Ai kujtoi luftën dhe luftëtarë e UÇK-së, nuk harroi pa kujtuar gjithë veprimtarët e partiotët e trevës së Podgurit, për kontributin që kanë dhënë ndër vite për çlirim dhe shtet.

Gjatë bashkëbisedimit me podgurasit, Haliti shpalosi edhe programin e PDK-së për këto zgjedhje, programin e rimëkëmbjes së Kosovës, të cilin program vetëm PDK di ta ofroj për qytetarët dhe qeveria Hoxhaj do ta zbatoj.

Xhavit Haliti në këto zgjedhje mban numrin 7 dhe me slloganin e tij “Me maturi. Drejt finales”. përbën kandidaturën më të mirë, më të matur dhe reale.

Exit mobile version