Site icon Telegrafi

Xhavit Haliti merr përkrahje nga Qyshku dhe Pavlani

Rrugëtimin e tij elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti e ka vazhduar të marten në Qyshk dhe Pavlan, ku ka takuar banorët vendas, të cilët i konfirmuan se përkrahja për të dhe PDK-në mbetët e pa lëkundur.

Qyshku dhe Pavlani janë adresë e ditëve të hershme të aktivitetit ilegal të Halitit, ku bashkë me aktivistë e bashkudhëtarë për çlirimin e vendit bënë shumë plane e aktivitete.

Për Halitin, Qyshku mbetët i paharrueshëm, vendi i dhëmbjes dhe krenarisë. Vend i përjetimit të dhimbjes së shumë familjeve, njëkohësisht vend i gjeneralëve e luftëtarëve të lirisë.

Kur ndalon në Qyshkun e gjeneralëve, Qyshkun e UÇK-së, të heroit të kombit, Gjeneral Skender Çekut, kujton kohët e lavdishme dhe zgjon arsyen për të ecur përpara, dhe bashkë me Gjeneralin e gjallë, Agimin Çekun, ta çojnë përpara amanetin për shtetin për zhvillimin e vendit.

Vetëm përmes njerëzve të dëshmuar në kohëra, atdhetar e të matur, siç është vet Xhavit Haliti, mund mund të çohet në vend ky amanet, ishte konstatim i të pranishëmve.

Me të dhe qeverinë Hoxhaj, si opsioni më real do të rikehthet dinjiteti i shtetit dhe do rimëkëmbët vendi.

Exit mobile version