Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka treguar se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar për në Serbi.
“Së pari, unë nëpër Serbi kam kaluar diku në shkurt të vitit 1986 kur kam ikur nga Kosova. Kam udhëtuar nëpër Serbi me një kamion”, është shprehur Haliti në emisionin “Argument Plus” të RTV 21, duke shtuar se do të arrestohej nëse shkon në Serbi dhe se kjo nuk është gjë e panjohur për të. “Unë jam burgos disa herë nga Interpoli në Gjermani, në Itali, në Francë. Është një kërkesë që është bërë që në vitin 1985, por është akoma në fuqi në Serbi”.