Telegrafi

Xhavit Drenori nënshkruan koalicion me Nismën në Drenas (Video)

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur që doli i treti në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Drenasit, ka nënshkruar koalicion.

Ai do të përkrah Isa Xhemajlajn e Nismës për Kosovë në balotazh për kryetar të Drenasit, që do të përballet me Ramiz Lladrovcin e PDK-së.