Njëri prej zërave më opozitar në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, i cili ishte kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e fundit, ka kritikuar kryetarin Ramiz Lladrovci për mos transparencë për çështjen e buxhetit.
Drenori, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se demokracia në Drenas ka marrë teposhtën më të madhe me kryetarin Lladrovci, pasi që sipas tij, çështja e diskutimit rreth buxhetit të komunës është debatuar fare pak dhe pa pjesëmarrjen e medieve.
“Për buxhetin komunal (në vlerë mbi 14 milion euro) debatohet dhe miratohet për 30 minuta, pa opozitën dhe pa media. Për Zotin shembull të tillë as në Korenë e Veriut nuk gjen”, ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Xhavit Drenorit:
Demokracia në Drenas ka marrë teposhtëzen më të madhe me kryetarin Lladrovci.
Paradhësit e tij ndoshta keqpërdorën më shumë se ky me pozitën zyrtare por nuk përjashtuan opozitën nga proceset.
Hedhnjani një sy ju lutem këtij procesverbali nga mbledhja e kuvendit të komunës së muajit shtator të vitit të kaluar dhe mund të konstatoni kah po katandiset komuna jonë.
Për buxhetin komunal (në vlerë mbi 14 milion euro) debatohet dhe miratohet për 30 minuta, pa opozitën dhe pa media.
Për Zotin shembull të tillë as në Korenë e Veriut nuk gjen.
Drenasi është në rrezik të vërtetë nga kombinimi i paditurisë (analfabetizmit) dhe diktaturës!