Site icon Telegrafi

Xharra: Kurz nuk ka të drejtë të flet për lirinë e medias përderisa qëndron pas Gruevskit

Në konferencën mbi lirinë e shtypit në Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt në Vjenë, ku të pranishëm ishin edhe gazetarë nga Maqedonia, kritika të ashpra shkuan në adresë të ministrit të jashtëm austriak Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e rrjetit hulumtues BIRN në Kosovë, Jeta Xharra ka thënë se Kurtz nuk ka të drejtë për të folur për lirinë e mediave në Maqedoni, sepse se mbështet haptazi Nikolla Gruevski.

Përndryshe, Kurtz gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ka mbajtur një fjalim në tubimin e OBRM-PDUKM-së në Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version